Aktorja fajëson ish-të dashurin për incest: Trauma shkatërroi jetën tonë
Aktorja e Hollywoodit Halle Barry ka bërë akuza të rënda në kurriz të ish-të dashurit, Gabriel Aubry, duke thënë se ai kishte pasur një lidhje intime me një anëtar të familjes dhe se kishte abuzuar mbi baza racore ndërsa ishin bashkë.
Dokumentet e mbyllura më parë të gjykatës për lidhjen e tyre pesë-vjeçare kanë dalë në dritë, me fituesen e çmimit Oscar që pretendon se Gabriel nuk pranon se vajza e tyre Nala është racë e përzier.
Dokumentet e vitit 2011 thoshin se ai kishte qenë abuziv mbi baza fizike dhe racore dhe e kishte trajtuar keq gjatë një lidhje pesë-vjeçare, dhe kishte refuzuar të pranonte vajzën e tyre.
53-vjeçarja gjithashtu pretendon se ish-i dashuri i saj kishte vite që kishte pasur marrëdhënie intime me një anëtar të familjes, dhe se kjo traumë shkatërroi jetën e tyre intime.
Halle tha se Gabriel kishte pranuar të ketë pasur marrëdhënie intime me një anëtar të familjes së tij për vite me radhë.
Avokatët e Gabriel i kërkuan gjykatës të fshijë disa prej pretendimeve të saj nga procesverbali, duke thënë se komentet e saj ishin të parëndësishme ose të gabuara.
Çifti filloi të takohej në vitin 2005, tre vjet më vonë u bën me një vajzë, dhe secili vazhdoi rrugën e vet në 2010.

























