21:43 / 17.11.2019
Shqipëria-Franca, kuqezinjtë në disavantazh
Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Francës, ndeshje që po zhvillohet në “Air Albania Stadium”.
Mysafirët kanë arritur të shënojnë dy gola brenda 45 minutave. Golin e parë e shënoi Corentin Tolisso në minutën e tetë, ndërsa Antoine Griezmann e dyfishoi rezultatin në minutën e 31-të.
Franca pos dy golave të shënuara, gjithashtu po dominon edhe me posedimin e topit.























