13:01 / 18.11.2019
Kim Kardashian po e shijon çdo moment pranë vajzës Chicago West
Ylli televiziv dhe një nga femrat më atraktive e më të përfolura në mediat rozë gjithandej nëpër botë, është padyshim Kim Kardashian.
Duke qenë e tillë ajo ndiqet hap pas hapi nga një numër shumë i madh i publikut dhe të mediave në përgjithësi në secilën lëvizje të saj.
Kim Kardashian viteve të fundit po e dëshmon se është një nënë mjaft e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi të vajzës së saj Chicago West.
Ajo duket se po e shijon secilin moment pranë fëmijëve, derisa edhe sukseset në bizneset e saj nuk mungojnë.
























