Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Ymer Avdiu udhëheqës i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, i cili do të na njoftojë më shumë për mësimin plotësues për diasporën.
Po ashtu mysafir do të jetë Tao Zhang Zëvendësdrejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të flasë për ndikimin e konflikteve tregtare në ekonomi.
Për Sistemin Bankar në Kosovë për rreth 20 vite, më detajisht do të flasë i ftuari Marco Mantovanelli Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























