Shënohet 30 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijës
BKT
Lajme

Shënohet 30 vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijës

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpisë së Evropës në Kosovë, organizon aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, që mbahet nesër më 20 nëntor 2019, duke filluar nga ora 11:00 në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Me këtë rast, vetë fëmijët do të udhëheqin aktivitetin në të cilin po ashtu do të bashkëbisedojnë me shefin e zyrës së UNICEF, z. Murat Sahin, me shefin e zyrës së Save The Children, z, Ahmet Kryeziu, me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Natalya Apostolova si dhe me ambasdorët e Suedisë, Austrisë dhe Luxembourgut në Kosovë dhe drejtorin e Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme