09:04 / 20.11.2019
`Liderët e BE-së do të rishikojnë vendimin e negociatave me Shqipërinë`
Komisari i BE për Migrimin, Dimitris Avramopulos u shpreh se mezi pret fillimin e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai dha një mesazh për kolegët e tij të BE.
"Është në interesin e të gjithë Evropës që ky rajon historikisht i ndjeshëm të jetë një model bashkëpunimi, paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në të ardhmen e afërt", tha Avramopulos.
"Unë pres që liderët e BE-së do të rishikojnë vendimin e tyre për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore. Por mbi të gjitha, shpresoj që i gjithë rajoni së shpejti të jetë pjesë e Bashkimit Evropian" vijoi Komisioneri.























