BE-ja vazhdon mbështetjen për Avokatin e Popullit
RTKlive
Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë organizon një ngjarje me rastin e Përvjetorit të 19 të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë.
Kjo ngjarje zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja: “Mbështetja e BE-së për Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë” Projekti me vlerë prej 3 milion euro do të zbatohet në një periudhë prej 42 muajsh dhe ka për synim të mbështesë institucionin për të mbrojtur dhe promovuar në mënyrë efektive të drejtat e njeriut dhe liritë themelore duke fuqizuar kapacitetet institucionale në të gjitha nivelet.
Projekti gjithashtu do të mbështesë Avokatin e Popullit në ngritjen e vetëdijes midis qytetarëve, autoriteteve publike dhe shoqërisë civile për rolin e Avokatit të Popullit.























