Tahiri:Fuqizimi i shtetit nga brenda fuqizon Kosovën në politikat e jashtme

Tahiri:Fuqizimi i shtetit nga brenda fuqizon Kosovën në politikat e jashtme

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka mbajtur takim me diplomatët e rinj në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se ishte kënaqësi që t’i takojë këta diplomatë.

“Fuqizimi i shtetit nga brenda fuqizon Kosovën në politikat e jashtme, ndërsa interesi nacional është busolla e diplomacisë”, ka shkruar ajo.

Autor: RTKlive