Gigi Hadid rikthen kontaktet me Zayn Malik 10 muaj pas ndarjes
BKT
Magazina

Gigi Hadid rikthen kontaktet me Zayn Malik 10 muaj pas ndarjes

Gigi Hadid raportohet se po komunikon sërish me ish të dashurin e saj Zayn Malik.

Modelja raportohet se ka kontaktuar këngëtarin, me të cilin u lidh në nëntor të vitit 2015.

Kontaket mes çiftit të dashur të  showbizz, vijnë pasi 24-vjeçarja i dha fund romancës 2 mujore me Tyler Cameron muajin e kaluar.

“Gigi gjithmonë ka pasur një vend për Zayn. Ata kanë kaluar shumë së bashku. Gigi dhe Zayn nuk janë kthyer për momentin bashkë por janë në komunikim të mirë,”-tha një burim.

Çifti shkëputi kontaktet me njëri-tjetrin për një kohë pas ndarjes, por kohët e fundit kanë filluar të komunikojnë sërish.

“Gigi e mbështet shumë Zayn,”-shtoi burimi.

Së fundmi modelja i ka bërë like edhe postimit të tij për këngën “Flames”.

 


MË SHUME NGA Magazina