10:59 / 21.11.2019
Simon Cowell pozon përkrah gruas Lauren, në eventin ‘Juliet Musical’
Simon Cowell është një personazh mjaft i njohur në të gjithë botën për shkak të pjesëmarrjes së tij si juri, nëpër organizime të njohura si America’s Got Talent, American Idol, X Factor e të tjera.
Anglezi Simon Cowell është i martuar tash e disa vite me bukuroshen Lauren Silverman.
Së fundmi dyshja u pa bashkë në eventin e njohur ‘Juliet Musical’.
Ajo që ra në sy ishte pesha e Simonit, që kishte humbur afër 20 kilogram, pas një diete të rreptë.
Kujtojmë që 60 vjeçari ishte përfolur për shtim në peshë që e bënte atë të ndihej në siklet, por që tashmë duket se e ka arritur peshën e dëshiruar.

























