14:47 / 21.11.2019
Diego Costa mbyll vitin, kthehet në muajin shkurt
Lajme të këqija për Atletico Madridin dhe trajnerin Diego Simeone. Sulmuesi Diego Costa ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe është detyruar që të largohet në drejtim të Brazilit për një ekzaminim më të detajuar.
Nga kontrollet e fundit, është vënë re se dëmtimi i ish-sulmuesit të Chelsea-t është më i rëndë nga sa mendohej dhe lojtari pritet t’i nënshtrohet një operacioni. Koha e riaftësimit të tij mund të jetë deri në 3 muaj, çka do të thotë se Costa e ka mbyllur vitin 2019 dhe se pritet të rikthehet në dispozicion të skuadrës vetëm në muajin shkurt.























