14:49 / 21.11.2019
Emre Can pëlqehet nga PSG, Meunier drejt Torinos
Emre Can vazhdimisht ka theksuar faktin se nuk është shumë i lumtur tek Juventus për shkak të minutave të pakta që trajneri Sarri i ka dhënë.
Në fakt, mediet flasin se turko-gjermani është i pari në listë sa u përket largimeve në merkaton e janarit.
PSG duket shumë i interesuar për mesfushorin, pasi trajneri Thomas Tuchel e konsideron Can si tepër të vlefshëm për skemat e tij të lojës.
Nga ana tjetër, kalimi i Emre Can në Paris mund t’i hapë rrugën kalimit të Thomas Mounier tek Juventusi. Belgu shihet si një alternativë e mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërkohë që kontrata e tij skadon në qershor 2020.























