Brad Pitt në lidhje me kolegen 25 vjet më të re?
BKT
Magazina

Brad Pitt në lidhje me kolegen 25 vjet më të re?

Aktori Brad Pitt është parë në shoqërinë e një kolege të re, Ali Shawkat. Kjo ka nxitur spekulime se aktori i Hollywoodit më në fund kishte gjetur personin e duhur. Megjithatë, burime pranë tij thonë se ata janë ekskluzivisht miq.

Ende nuk dihet se ku u janë takuar 25-vjeçarja dhe aktori i njohur, por së bashku ata vizituan një ekspozitë në Galerinë Wilding Cran në Los Anxhelos, dhe kjo u postua në Instagram.

“Faleminderit Brad Pitt që na bashkoi. Ishte kënaqësi t'ju takoja me mikun tim dhe artistin e madh Martin Werthmann (ju lutemi shikoni veprën e tij)”, shkruan Meral Melika Duran.

Pas shfaqjes, Brad dhe Ali u panë gjithashtu në darkë, dhe muajin e kaluar ata ndoqën shoun e komedianit Mike Birbigli dhe bënë fotografi prapa skenave së bashku.

 


MË SHUME NGA Magazina