17:21 / 21.11.2019
Xhaka paralajmëron Arsenalin, ja çfarë thotë
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka folur për periudhën momentale që është duke kaluar tek “Topçinjtë”.
Futbollisti kosovar nuk ka luajtur në fanellën e “topçinjve” që nga incidenti ndaj Crystal Palace, ndeshje në të cilën ai shau tifozët.Xhaka shënoi në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Zvicrës për kualifikimet në Euro 2020.
“Kam ide të qarta se çfarë do të bëj dhe Arsenali e di këtë gjë. Kam kontratë dhe jam i lumtur që jam rikthyer në klub. Do të gjendet një zgjidhje, por nuk mund të pranoj çfarë më ka ndodhur”, deklaroi ai.
Për Xhakën po tregojnë interesim të madh Inter dhe Milan.























