United-City, fillon gara për tjetër mbrojtës të Leicesterit
BKT
Sport

United-City, fillon gara për tjetër mbrojtës të Leicesterit

Manchester United dhe Manchester City janë duke garuar për mbrojtësin e Leicester Cityt, Caglar Soyuncu.

​Të dy gjigantët anglezë kanë ‘luftuar’ mes vete gjatë afatit veror për të fituar shërbimet e mbrojtësit Harry Maguire, të cilin arritën ta transferojnë “Djajtë e Kuq”.

Futbollisti turk ka impresionuar me formën e mirë së bashku me Brendan Rodgers që nga koha kur Maguire është larguar nga klubi. Vlera e lojtarit pritet të jetë rreth 43 milionë euro.

Leicester është në vendin e dytë në tabelë me 26 pikë, tetë më pak se lideri Liverpool.