17:38 / 21.11.2019
Shqipëria piloton sistemin anti-plagjiaturë, që u zhvillua nga kosovarët
Në Universitetet publike të Shqipërisë hodhën një hap të rëndësishëm për sigurimin dhe kontrollin e integritetit shkencor të punimeve akademike.
"Dje, me të gjithë drejtuesit e universiteteve publike në vend hodhën një hap të rëndësishëm për sigurimin dhe kontrollin e integritetit shkencor të punimeve akademike.
Dakordësuam unanimisht për blerjen e përdorimit të platformës anti-plagjiaturë "Akademia", e cila do të mundësojë detektimin e punimeve me plagjiaturë.
Në vitin e parë të pilotimit, qeveria shqiptare do të sigurojë blerjen e këtij softueri dhe do t'ja vendosë në dispozicion IAL-ve për të kryer kontrollet e punimeve shkencore" shkruan ATA.gov.al.























