Ky është programi i sotëm në`Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Salihe Salihu drejtoreshë e Institutit shkencor kosovaro-suedez, Edmond Hajrizi rektor i UBT-së si dhe Ingrid Bengtsson Rijavec përfaqësuese e Universitetit të Malmos, të cilët do të flasin për konferencën shkencore "30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist".
Po ashtu mysafir do të jetë Ibish Mazreku ish-drejtor i Sektorit për Mbikëqyrje të Sigurimeve në BQK, i cili do të flasë për ngritjen e çmimeve për sigurimin e autopërgjegjësisë.
Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Agan Hajdarhoxha zëdhënës i grupit në FB "Marakli t`kerreve", i cili do të flasë për protestën kundër shtrenjtimit të sigurimeve.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























