Interi preferon ish-futbollistin e Milanit
BKT
Sport

Interi preferon ish-futbollistin e Milanit

Interi kërkon përforcime për afatin kalimtar të janarit. I preferuari i trajnerit Conte është Rodrigo de Paul i Udineses, por vlera e tij prej 35 milionë eurosh mund t’iua vështirësojë punën drejtuesve zikaltër për të bërë të mundur transferimin e argjentinasit.

Për këtë arsye, klubi nga Milano po mendon një tjetër alternativë. Bëhet fjalë për sllovakun e Parmës, Juraj Kucka, i cili ka një vlerë shumë më të ulët se De Paul.

Nëse sllovaku kalon tek Interi, për të do të ishte një rikthim në Milano, por në spondën zikaltër, pasi më parë ai ka qenë pjesë e Milanit.