15:15 / 22.11.2019
Haradinaj takohet me komandantin e ri të KFOR-it, Michele Risi
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi.
Në këtë takim mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Risi ka marrë këtë pozitë të martën në një ceremoni solemne nga bashkëkombësi i tij, ish-komandanti Lorenzo D’Addario.
Me këtë rast ai kishte deklaruar se është i nderuar që do të udhëheq këtë forcë, duke e cilësuar si kontribuues të stabilitetit në Kosovë, gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit.
























