20:46 / 22.11.2019
Neymar rikthehet te PSG, titullar kundër Lilles
Neymar shënon mbrëmjen e sotme (e premte) rikthimin në fushë.
Paris Saint Germaini ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kundër Lilles dhe Neymar është pjesë e njëmbëdhjetshes startuese, shkruan arbresh.info.
Sulmuesi i gjigantit francez shënon këtë mbrëmje rikthimin e tij në Paris në këtë ndeshje në kuadër të xhiros së 14-të në Liga 1.
Por, trajneri Thomas Tuchel është në mungesë të Kylian Mbappes, i cili është viktimë e një virusi.
Sensacioni francez nis ndeshjen e sotme vetëm nga bankina.
Ndeshja mes dy skuadrave gjykohet nga gjyqtari Clement Trupin dhe fillon në ora 20:45.























