22:48 / 22.11.2019
Iniesta i ka tre tru, thotë Marchisio
Ish-lojtari i Juventusit, Claudio Marchisio e konsideron ish-mesfushorin e Barcelonës, Andres Iniesta si lojtarin më të mirë të futbollit.
Mesfushori italian, Claudio Marchisio është pensionuar nga futbolli në tetor të këtij viti.Ai ka thënë se nuk e kupton pse Iniesta nuk e ka fituar Topin e Artë.
“Si nuk e fitoi Iniesta një Topin e Artë? Nuk e kuptoj. Ai ka tre tru, një në këmbën e djathtë, një në këmbën e majtë dhe një tjetër në kokë. Barcelona e ka Lionel Messin, por për mua lojtari më i mirë në histori është Andres Iniesta ”, është shprehur Marchisio.























