Milan-Napoli e Manchester City-Chelsea, e shtuna “zjarrtë”
BKT
Sport

Milan-Napoli e Manchester City-Chelsea, e shtuna “zjarrtë”

Milan-Napoli, ora 18:00, është kryendeshja e kësaj të shtunë. Të dyja skuadrat e Serisë A po përjetojnë momente delikate e gjendja nuk duket aspak pozitive.

Në radhët e kuqezinjve, pavarësisht ndërrimeve në stol, rezultatet sërish nuk po vijnë. Një atmosfera që sa vjen e rëndohet dhe vetëm një fitore do të bënte të mundur që të paktën për momentin të rikthehej në njëfarë mënyre humori në skuadër.

“Djalli” ka humbur 7 nga 12 sfidat që ka luajtur deri më tani. Një bilanc kaq i errët, në fakt, nuk të bën aspak optimist. Por edhe te Napoli, situata nuk është e qetë. Debatet e brendshme mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubit kanë përcjellë një lloj fryme aspak pozitive, që mbi të gjitha ndikon edhe në fushën e blertë.

Vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Shumë pak për një skuadër që pretendonte në fillim të kampionatit të rivalizonte Juventusin në garën për titull.

Skuadrat i bashkon një faktor tejet negativ. Krahasuar me sezonin e kaluar, Milani dhe Napoli e kanë përkeqësuar sasinë pikëve të grumbulluara.

Sa i përket aspektit sulmues, Napoli mund ta konsiderojë veten të favorizuar, teksa për Insignen kuqezinjtë janë viktima e tij e preferuar. Sulmuesi i i ka shënuar 6 gola “Djallit”. Në kampin e këtyre të fundit shpresat janë të varura tek Piatek, i cili përballë klubit jugor do të regjistrojë ndeshjen e tij numër 50 në Serinë A.

Gjendje e njëjtë dhe dëshirë e njëjtë si për Milanin ashtu edhe Napolin. Këtë të shtunë, në mbrëmje, vetëm tri pikët mund të rikthejnë humorin në të dy kampet.

Emocionet e Serisë A vijnë që në orën 15:00 me Atalanta – Juventus, ndërsa në orën 20:45 luhet Torino-Inter.

Ndërkohë transmetimet e ndeshjeve të La Ligas nisin që në 13:00 me Leganes-Barcelona, për të vijuar me Granada – Atletico Madridi në orën 18:30 e Real Madrid – Sociedad në orën 21:00.

Nga Premier League është përzgjedhur West Ham – Tottenhami në orën 13:30, takim që shënon debutimin e Mourinhos në stolin e “Spurs”-ave, ndërsa në 18:30 spikat Manchester City – Chelsea. Kampionët në fuqi të Premier Leagues, kërkojnë të reagojnë pas humbjes me rivalët e Liverpoolit.

Ndeshjet e sotme në kampionatet elitare:

Leganes – Barcelona 13:00

West Ham – Tottenham   13:30

Atalanta – Juventus 15:00

Dusseldorf – Bayern M. 15:30

Milan – Napoli   18:00

Manchester City – Chelsea   18:30

Granada – At. Madrid     18:30

Leipzig – Koln     18:30

Ajax – Heracles 19:45

Torino – Inter     20:45

Real Madrid – Sociedad  21:00 /SS/