15:03 / 23.11.2019
Drita fiton derbin, s’gabon as Drenica, paqe në kryeqytet
Drita ka triumfuar në derbin kundër Llapit, me rezultat 2-0, të shtunën në Gjilan, në ndeshjen kryesor te javës së 16-të të elitës së futbollit tonë, raporton RTKLive.com.
Betim Haxhimusa (74’) dhe Erion Vucaj (90+3’), shënuan nga një gol për fitoren e madhe të gjilanasve, të cilët bëjnë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.
Ndërkohë, Flamurtari dhe Feronikeli ndaj pikët në kryeqytet, duke luajtur baras 2-2. Shen Kelmendi shënoi dygolësh për kuqeiznjtë e Prishtinës, kurse, për kampionët në fuqi, realizuan Da Silva dhe Albert Dabiqaj.
Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Drenica e cila para tifozëve të tyre, mundën Vushtrrinë, me rezultat 3-0.























