15:22 / 23.11.2019
Kjo është tabela e Superligës pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot
Kanë përfunduar tre takime të sotme në Ipko Superligë. Drita ka mposhtur Llapin me rezultatin 2:0 në Gjilan.
Kurse, Drenica e ka fituar takimin e sotme ndaj Vushtrrisë me rezultatin 3:0. Ndërsa në kryeqytet, Flamurtari luajti baras me Feronikelin.
Me fitore, Drita tashmë gjendet në pozitën e dytë në tabelë me pikë të njëjta me rivalin lokal Gjilanin, transmeton Olle.
Kurse, Drenica tashmë barazohet me pikë me Llapin dhe Feronikelin në mesin e tabelës.

























