16:19 / 23.11.2019
Prishtina nuk ndalet, fiton edhe ndaj Trepçës ‘89
Ka përfunduar ndeshja e fundit e ditës së sotme në kuadër të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës ka arritur të triumfojë me rezultat minimal 1:0 ndaj Trepçës 89.
Fitoren skuadrës së Armend Dallkut në këtë takim ia siguroi sulmuesi Ahmed Januzi i cili arriti të shënoj në minutën e 54-të të ndeshjes.
Me këtë fitore Prishtina mbetet në pozitën e katër me gjithsej 30 pikë të grumbulluara, ndërsa Trepça 89 mbetet në pozitën e tetë me vetëm 20 pikë të grumbulluara.























