17:06 / 23.11.2019
Juventusi merr tre pikë të mëdha ndaj Atalantës
Ka përfunduar ndeshja e parës e javës së 13-të të Serie A në mes të Atalantës dhe Juventusit.
Torinezët kanë arritur të triumfojnë në këtë takim me rezultat 1:3.
Ishte Higuain i cili arriti të shënoj dy gola, për të përmbysur epërsinë e vendasve, të cilët arritën të shënonin të parët në minutën e 56-të të ndeshjes me anë të Gosens.
Mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga Juventusi, të cilët shënuan edhe golin e tretë me anë të Dybalas.
Juventus me këtë fitore mbetet në pozitën e parë me 35 pikë, tani 4 më shumë se Interi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.























