17:47 / 23.11.2019
Bayreni fiton ndaj Dusseldorfin
Kanë përfunduar pesë ndeshjet e xhiros së 12-të në Bundesligë, ku fitore nuk ka arritur asnjë klub vendas.
Fortuna Dusseldorf është mposhtur sonte me rezultat të thellë nga Bayern Munchen, me rezultat 0-4.
Kurse në ndeshjen tjetër në Budesligë, Werder Bremen është mposhtur nga Schalke 04, me rezultat 1-2.
Werderi që tetë ndeshje nuk ka shijuar fitore, kurse kjo është humbja e dytë më radhë.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara në pasditen e sotme në Budnesligë, Bayer Leverkusen dhe Freiburg kanë barazuar me rezultat 1-1, ndërsa takimi Eintracht Frankfurt - Wolfsburg ka përfunduar 0-2.
Pozitën e parë në renditjen tabelare e mban Borussia Mönchengladbach me 25 pikë, kurse me një pikë më pak në pozitën e dytë është Bayern Munchen.























