08:09 / 24.11.2019
Moti sot në Shqipëri
Mëngjesi i kësaj të diele do të jetë i kthjellët në Shqipëri, me pak vranësira, por do të zgjasë deri në drekë.
Nga pasditja, do të ketë pak reshje shiu, kryesisht në zonat juglindore të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne ulje në mëngjes, duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar dallgë.























