14:35 / 24.11.2019
Ronaldo kërkon transferimin e Pogbas
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka kërkuar që mesfushori i Manchester United, Paul Pogba të transferohet në Torino.
Francezi është i lidhur me një largim nga “Old Trafford” dhe Juventusi po dëshiron ta rikthejë në klub.
Sipas disa mediave italiane, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar nga “Zonja e Vjetër”, ta transferojë francezin me dëshirën për të luajtur në të njëjtën skuadër. United nuk do ta shesë Pogban nëse nuk paguhet vlera prej 105 milionë euro, aq sa kanë paguar kur e kanë blerë në vitin 2016.
Për fituesin e Topit të Artë interesim të madh që nga afati kalimtar po shfaq edhe Real Madrid.























