Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë do të jenë Yll Blakaj, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri dhe Skender Rama, drejtor i projektit USAID Empower sektori privat , të cilët do të flasin për konferencën ekonomike “Diaspora dhe investimet e huaja”.

Po ashtu mysafire do të jenë Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillimin nga ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Vlora Nushi, shefe e zyrës së UN Women, të cilat do të flasin për fushatën "16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.

Ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kino "Armata" do të jetë Violand Shabani-Troja, i cili do të flasë për "Drum Festival".

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë  por nga Ferizaj do të paraqitet Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të na njoftoj më hollësisht se çfarë moti na pret ditëve në vijim.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme