06:34 / 25.11.2019
Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas
RTKlive
Me rastin e hapjes së fushatës zyrtare të 16 ditëve të aktivizmit - Agjencia për Barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit të RKS ju fton të merrni pjesë në shënim të 25 Nëntori- Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Gruas.
Me këtë rast ABGJ prezanton : “Manualin për Vlerësimin e Ndikimit Gjinor”, i realizuar nga Konsorciumi Niras CPM International përmes projektit të Sida ‘s për ABGJ . Si dhe prezantimin e “Raportit mbi nivelin e zbatimit të Procedurave Standarde të Veprimit”, i realizuar në bashkëpunim me GIZ - Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman dhe mbështetur nga Sida “ Forcimi institucional i ABGJ dhe mekanizmave gjinor në Kosovë”.























