Gjuha e urrejtjes në libra shkollore, ngjallë reagime të mësimdhënsve
BKT
Lajme

Gjuha e urrejtjes në libra shkollore, ngjallë reagime të mësimdhënsve

Valbona Tahiri RTK

Edhe pse promovohet bullizmi, gjuha e urrejtjes dhe dhuna në tekstet e reja shkollore, ato nuk do të largohen nga procesi mësimor e as nuk do të ndryshohen deri në përfundimin e pilot-projektit të tyre, këtë e deklaruan zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, të cilët për këtë proces shpenzuan miliona euro të buxhetit të Kosovës.

E mësimdhënësit tregojnë se janë duke përdorur tekste alternative shkollore që procesi mësimor të jetë më cilësor.

Prezenca e gjuhës së urrejtjes, diskriminimi gjinor, dhuna dhe bullizmi nëpër tekste e reja të botuara shkollore në Kosovë, ka ngjallur reagime te mësimdhënësit.

Mësuesja Blerta Zeqiri-Hasani tregon se me tekstet e reja edhe njëherë dëshmohet se me fëmijët kosovarë është duke u realizuar një eksperiment i radhës nga sistemi arsimor.

Ajo tregon se shumë herë nxënësit e saj kanë shkuar në klasë pa plotësuar detyrat e lëndëve pasi ato janë shumë të vështira dhe të paqarta për moshën 7-vjeçare që kanë fëmijët e klasës së dytë.

 “Edhe këto libra që erdhën sivjet i dhanë vulën e stërngarkesës së fëmijëve me tekste shkollore, me përmbajtje të shumta që është e pamundur t’i kuptojnë fëmijët e moshës 7 vjeçare...” + “...pasojat kanë me qenë shumë të mëdhaja sepse derisa fëmijët shohin elemente të bullizmit, diskriminimit gjinor nëpër tekstet tona, atëherë ata kanë me vazhduar më tutje ta bëjnë atë diskriminim...”, tha ajo për RTK-në.

Edhe mësuesja Maliqe Syla drejton kritika ndaj autorëve dhe recensentëve të librave shkollor. Ajo kërkon që pjesë e përpilimit të teksteve shkollore do të duhej të ishin edhe mësimdhënësit e fushës.

 “Ne jemi për t'iu lehtësuar nxënësve punën dhe për të qenë sa më të qartë ne jemi këtu për të arrit rezultatet e jo për me bë më të vështirë punën...” + “...pse më shkruan mua proze, dhe është një prozë koti unë i shoh cilat rezultate mujë më i arrit me te edhe e gjejë një tekst tjetër që të njëjtat rezultate i arrijë edhe nuk ia lodhi trurin me atë, nuk ia lodhi trurin me dhunë...”, tha ajo.

E zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, edhe pse e pranojnë se janë në dijeni se në tekstet shkollore promovohet gjuha e urrejtjes, dhuna, bulizmi thonë se nuk do t`i largojnë librat nga përdorimi pasi ato janë pilot-projekt.

 “Me 12 mars na prej këtyre 82 shkollave, por edhe pre 1 mijë e 116 shkollave sa janë në Kosovë, t'i marrim të gjitha informacionet t'i flirtojmë, t'i strukturojmë dhe ato informacione t;iu përcjellim shtëpive botuese për përmirësim”, tha Fatmir Bytyqi – Këshilltar Politik në MASHT.

Zyrtarët në Ministrinë e Arsimit, përgjegjësin e skandalit të teksteve të reja e hedhin te Shtëpitë Botuese, autorët dhe recensentët e teksteve, për të cilët paralajmërojnë edhe masa ndëshkuese ndaj tyre në të ardhmen.


MË SHUME NGA Lajme