Louis Vuitton blen argjendarinë Tiffany për 16 miliardë dollarë
Kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze Louis Vuitton po blen argjendarinë Tiffany & Co për më shumë se 16 miliardë dollarë.
Marrëveshja i jep miliarderit të LVMH's, Bernard Arnault hapësirë në një sektor të madhe luksoz.
Tiffany është në qendër të New York dhe dyqani i saj është ngjitur me Trump Tower në 5 Avenue.
Kompania fitoi famë globale pasi u shfaq në filmin “Breakfast at Tiffany's” të Audrey Hepburn në vitin 1961.
E themeluar në vitin 1837, punëson më shumë se 14.000 njerëz dhe operon rreth 300 dyqane.
Arnault e ka lakmuar biznesin që prej blerjes së markës Bulgari në 2011 për 5.2 miliardë dollarë.
Blerja e Tiffany është marrëveshja më e madhe e LVMH.
LVMH ka 75 marka, 156.000 punonjës dhe një rrjet prej më shumë se 4590 dyqanesh.
Marka të tjera përfshijnë Kenzo, Tag Heuer, Dom Pérignon, Moet & Chandon dhe Christian Dior.























