Havolli: Ne kemi dërguar disa raste në Prokurori për korrupsion
RTKlive
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, tha se AKK-ja do të fitojë disa kompetenca shtesë.
“Ne kemi bërë një riorganizim të pjesshëm me dy ligjet, AKK ka fituar mandat shtesë, duke përfshirë edhe ligjin për sinjalizuesit. Ne presim edhe të kemi mandat shtesë për të luftuar korrupsionin”, tha ai në një intervistë për RTK.
Sipas tij në aspektin ligjor Kosova është më mirë se vendet e rajonit. “Kosova qëndron edhe në zbatim të pakove të ligjit kundër korrupsionit”, deklaroi ai në emisionin “n’kuvend” në RTK.
Havolli bëri me dije se ka raste që për korrupsion, AKK-ja ka dërguar në prokurori. “Ka korrupsion në Kosovë, si në atë lokal e qendror”, tha ai.
Për liberalizmin e vizave, e që është edhe kriter lufta kundër korrupsionit. “Nuk mund të themi se nuk ka progres për të luftuar korrupsionin, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim”, theksoi ai. Havolli vlerësoi se Kosovës po i bëhet e padrejtë që vizat nuk po u hiqen.























