Mbyllet hetimet për abuzimet me pronat në bregdetin e Lezhës
Prokuroria e Krimeve te Renda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e dosjes 339, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Ranën e Hedhun.
Pjese e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë, Arben Ndoka dhe disa prej familjarëve të tij, që kanë shërbyer si zyrtarë në Lezhë, transmeton oranews.
Ndoka dhe të pandehurit e tjerë do paraqiten në Prokurori për t’ju komunikuar akuza.
Veprat penale që akuzohen janë “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.
Te pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234.548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.
Mes te pandehurve janë Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.























