14:31 / 25.11.2019
Verrati i gatshëm të luajë ndaj Realit
Mesfushori i PSG-së, Marco Verrati do të jetë në gjendje të luajë kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.
Verrati këtë të premte nuk mundi të luajë kundër Lilles për shkak të lëndimit muskulor që pësoi me Kombëtaren e Italisë.
Mirëpo, ai është në listën e 22-lojtarëve që do të luajnë kundër “Los Blancos”.
Në këtë listë gjithashtu janë Neymar, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappe, të cilët munguan në ndeshjen e parë në shtator.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet nesër dhe fillon në ora 21:00.























