19:42 / 25.11.2019
Kosnett: Ndalimi i dhunës ndaj femrave është përgjegjësi e të gjithëve
Rreth dhunës ndaj grave ka folur edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se ndalimi i dhunës ndaj femrave është përgjegjësi e të gjithëve.
“Nuk ka asgjë burrërore për të sulmuar gratë. Përfundimi i dhunës ndaj grave është përgjegjësi e të gjithëve. Të bashkuar mund të mbrojmë nënat, motrat, gratë dhe vajzat tona.”, ka shkruar ajo.























