‘Thyhet’ Inter, Vidal nuk është në shitje
BKT
Sport

‘Thyhet’ Inter, Vidal nuk është në shitje

Arturo Vidal nuk është në shitje.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Arturo Vidal nuk është në shitje për merkaton e janarit, përkundër interesimit nga skuadra e Inter.

Sezoni nuk nisi mirë për Vidal, dhe mendohej se lojtari do të largohet nga ‘Camp Nou’ qysh në merkaton e dimrit.

Inter është një nga skuadrat që ka ndjekur me vëmendje situatën e kilianit, madje për ta bindur lojtarin për nënshkrimin ka punuar edhe Antonio Conte.

Duke parë se minutazhi i Vidal po rritet gjithnjë e më shumë, Vidal tashmë është në një pozitë të mirë në ‘Camp Nou’.

Ai ka shënuar katër gola në La Liga këtë edicion dhe ka filluar të shihet si pjesë e rëndësishme nga Ernesto Valverde.