07:18 / 26.11.2019
Sot pezullohet mësimi në të gjitha shkollat, çerdhet e Tiranës
Në një kohë që të gjitha grupet e emergjencës janë në terren, Bashkia e Tiranës ka hapur disa palestrave të shkollave për strehim provizor për të gjithë qytetarët.
Kryebashkiaku Veliaj njofton se sot pezullohet mësimi në të gjithë shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërsa do të bëhet edhe verifikimi i këtyre objekteve.
“Sot pezullohet mësimi në të gjitha shkollat, kopshtet e çerdhet e Tiranës! Na duhet të verifikojmë çdo objekt e të mos rrezikojmë fëmijët! Faleminderit për mirëkuptimin në një situatë aspak të lehtë.”Disa palestra do të rrinë hapur për strehim provizor”, shkruan Veliaj.























