Tërmeti në Shqipëri, Presidenti i PE: Europa është me ju
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka reaguar për situatën e rëndë në Shqipëri, pas tërmetit të rënë mëngjesin e ditës së sotëm, ku ka pasur edhe jetë të humbura.
Ai ka shprehur afërsinë e tij me njerëzit dhe shtetin shqiptar.
Sassoli ka siguruar se Evropa është dhe do të jetë në anën e shqiptarëve.
“Afërsia ime vëllazërore me njerëzit dhe me shtetin e Shqipërisë të prekur rëndë nga tërmeti shumë i rëndë i kësaj nate. Evropa është në anën tuaj. Dhe do të jetë”, shprehte Sassoli, shoqëruar edhe me një pamje gjatë operacionit në Thumanë ku një fëmijë u nxor i gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur.
Tërmeti me epiqendër në Durrës, shkaktoi dëme më të shumta në Thumanë ku dhe situata raportohet më e rëndë ku nën rrënojat e një pallati fillimisht u gjet e pajetë një grua e moshuar ndërsa në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat speciale dhe të zjarrfikëses nxorën gjallë nipin e vogël.























