Durrësi në momentin më të vështirë, situata më shumë se dramatike
BKT
Shqipëri

Durrësi në momentin më të vështirë, situata më shumë se dramatike

Durrësi po kalon një nga momentet më të vështira të ekzistencës së tij. Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raporton se situata është më shumë se dramatike duke qenë se epiqendra ka qenë në pikërisht në këtë qytet bregdetar.

Një pallat 6 katësh është sheshuar plotësisht pas tërmetit të frikshëm, duke bllokuar familjet nën rrëmoja.

Deri tani janë shpëtuar 23 persona, të cilët janë dërguar në spital. Ndërsa deri tani regjistrohen 3 viktima, transmeton oranews.

Në zonën e plazhit raportohet situatë e vështirë, ku u gjetën edhe 2 nga 3 viktimat. Dhjetëra objekte dhe pallate raportohet se janë shembur.

Gjithashtu në Spitallë një familje qëndron e bllokuar nën rrënojat e banesës ku jetojnë që nga momenti i tërmetit dhe ende nuk ka një grup të ndihmës së shpejtë aty për ti shpëtuar.

Kjo pasi në zonën e Durrësit situata është shumë e vështirë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë janë shpërndarë në të gjithë zonën.

Raportohet se në qytetin bregdetar po vijnë ndihma edhe nga qytetet e tjera.


MË SHUME NGA Shqipëri