Avionë emergjence nisen nga Italia dhe Greqia
BKT
Shqipëri

Avionë emergjence nisen nga Italia dhe Greqia

Avionë me skuadra special janë nisur nga Italia dhe Greqia për në vendin tonë, për të ndihmuar autoritetet për të trajtuar problemet e shkaktuara nga tërmeti me magnitutë 6.4.

Kryeministrat Giuseppe Conte dhe Kyriakos Mitsotakis kanë njoftuar homologun Edi Rama për avionët e nisur.

Ndërkohë, presidenti francez, Macron dhe ai turk, Erdogan, i kanë shprehur Ramës gatishmërinë për çdo nevojë që do të ketë Shqipëria.

Të gjitha ambasadat e huaja kanë shprehur që herët gatishmërinë për autoritetet shqiptare.

Reagimet e Edi Ramës në Twitter:

Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi


MË SHUME NGA Shqipëri