10:29 / 26.11.2019
Babait të motrave Hadid do t’i shembet shtëpia, ndërtim i paligjshëm
Një gjykatës në Los Anxhelos ka urdhëruar babanë e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid që të shembë shtëpinë 100 milionë dollarëshe, pasi është një rrezik për komunitetin.
Shtëpia në Bel Air, e quajtur “Starship Enterprise”, përbën një rrezik për fqinjët dhe nuk respekton rregullat e ndërtimit, sipas Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit.
“Po të bjerë, kjo shtëpi do të merrte një pjesë të lagjes me vete”, ka thënë gjykatësi Krejg Karlan.
Fqinjët e hodhën në gjyq 71-vjeçarin duke e akuzuar se ka bërë një ndërtim të paligjshëm. Inxhinierët që bënë verifikimet konfirmuan se ndërtuesit nuk i kanë respektuar rregullat e ndërtimit.























