10:38 / 26.11.2019
Dimitrov: Shprehim keqardhje për viktimat, jemi të gatshëm për të ndihmuar
Ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov ka shprehur keqardhje për viktimat nga tërmeti në Shqipëri por dhe gatishmëri për të ndihmuar.
“Shprehim keqardhje të thellë për humbjen e jetëve nga tërmeti në Shqipëri. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar. Ne në këto momente jemi me popullin shqiptarë”, ka shkruar Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm.
Nga tërmeti i fuqishëm që në orët e hershme të mëngjesit ka goditur Shqipërinë sipas mediave jetën e kanë humbur 7 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar. Është shkaktuar edhe dëm i madh material.























