Rama: Vuçiq ka nisur drejt Shqipërisë një skuadër speciale
BKT
Shqipëri

Rama: Vuçiq ka nisur drejt Shqipërisë një skuadër speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se shtetet fqinje, Mali i Zi e Serbia kanë nisur ekipet e shpëtimit.

"Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç", shkruan Rama në twitter.

Ndërkohë Rama thotë se "Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës".


MË SHUME NGA Shqipëri