SHBA: Pranë miqve tanë në Shqipëri
BKT
Shqipëri

SHBA: Pranë miqve tanë në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti.

“Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira”, shprehet Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tone”, thekson ambasada e SHBA.

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë sot rreth orës 03 e 55 minuta në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri