99 aktakuza për 24 orë
BKT
Lajme

99 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetenëntë (99) aktakuza kundër njëqindenjëzeteshtatë (127) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Krim i organizuar”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet e tetë (28) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme  penale. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

 


MË SHUME NGA Lajme