Rumania nis drejt Shqipërisë ekip të specializuar për kërkim-shpëtim
BKT
Shqipëri

Rumania nis drejt Shqipërisë ekip të specializuar për kërkim-shpëtim

Qeveria rumune përmes Departamentit të Situatave të Emergjencave ka nisur drejt Shqipërisë dy avionë ushtarakë me ekip të specializuar dhe mjete të posaçme për operacionet e kërkim-shpëtimit.

Disa shtete kanë treguar solidaritetin me Shqipërinë, për përballimin e dëmeve nga tërmeti.

Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se  kryeministri i Italisë, Conte e kryeministri i Greqisë, Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale.

“Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë. Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK-së drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja”, tha Rama.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë”, bëri të ditur Kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, Rama tha se edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri