12:41 / 26.11.2019
Gjyshe dhe mbesë nxirren të pajetë nga një pallat në Thumanë
Dy persona nxirren të pajetë nga një pallat në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur 3 vjece dhe gjyshen e saj.
Raportohet se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në spitalin e Traumës.
Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot.
Ndërkohë operacioni i kërkim shpëtimit vazhdon.























