Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë James Walmsley, murator. Ai do të flas për ekspozitën për nder dhe vlerësim të jetës dhe veprës së Arian Berishës.

Kurse Burim Seferi , koordinator i programit të menaxhimit të Fatkeqësive nga Kryqi i Kuq Kosovës, do të flas për tërmetet.

Ndërsa Ibrahim Shala-drejtor i Departamentit për Marrëdhënie më Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, do të flas për shënimin e Ditës së Forcës – Ushtrisë së Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme